Merkato

Mertens lojtar i lirë, ofertat e para vijnë nga Milano dhe kryeqyteti i Italisë

Dries Mertens refuzoi përfundimisht ofertën e Napolit për të rinovuar me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon dhe tani është një lojtar i lirë, teksa shumë shpejt janë vënë në lëvizje klube të Serisë A, që janë gati ta joshin.

Sipas mediave italiane, Interi ka qenë i pari që ka kontaktuar sulmuesin dhe është gati ta transferojë në Milano, nëse që aty do të largohet kileni Alexis Sanchez. Mertens pëlqehet shumë nga Inzaghi dhe nëse zikaltrit do të lirohen nga paga prej rreth 7 milionë eurosh në sezon e Sanchez, janë gati t’i ofrojnë belgut 3.5 të tilla për një sezon.

Nga ana tjetër, së fundi edhe Lazio ka bërë një hap para, pasi sulmuesi belg ka spikatur nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe ka qenë vetë italiani që ka shprehur dëshirën për ta pasur këtë sezon në kryeqytet.

Për sulmuesin belg kanë treguar interes edhe klube spanjolle e gjermane, megjithatë tani Mertens është një lojtar i lirë dhe do të presë për ofertën më të mirë, para se të vendosë ku do të vijojë karrierën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency