Mesazh pro Palestinës, Hakimi kontestohet nga tifozët izraelitë
Nuk është diçka e mirë, megjithatë ndodh shpesh që bota e futbollit dhe ajo e politikës të përzihen. Jo në pak raste, stadiumet janë përdorur nga tifozët apo edhe vetë lojtarët për të përçuar mesazhe të cilat nuk kanë lidhje me sportin.
Kështu, ka ndodhur edhe në ndeshjen mes Maçabi Haifa e PSG në Champions League me tifozët izraelitë që kanë kontestuar Achraf Hakimin në momentin që marokeni u fut në fushën e lojës. E gjitha ka të bëjë me një mesazh të lojtarit pro Palestinës, me palët që dihet se kanë një histori të gjatë konfliktesh.
Gjithsesi, Hakimi është munduar të evitojë polemikat edhe pse nuk ka qëndruar pasiv ndaj vërshëllimave në stadiumin Samy Offer, ndërsa vendosi të mbyllë veshët për të injoruar kontestimet nga tribunat.



