Mesazhi i Pogba për Manchester United është i qartë, zhgënjehen te Juventusi!
Rikthimi i tij te Juventusi do të mbetet thjeshtë një ëndërr merkatoje për tifozët bardhezi. Edhe pse skuadra nuk po kalon një moment të mirë dhe problemet e tij me Jose Mourinhon kanë qenë të shumta, Paul Pogba asnjëhere se ka menduar largimin nga Manchester United. Mesfushori francez ndihet i lumtur të Djajtë e Kuq dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në Old Trafford, duke i mbyllur dyert Juventusit, por edhe Barcelonës e Realit të Madridit që interesoheshin për shërbimet e tij. “ Kur jam kthyer në Manchester ishte një gjë shumë e bukur, jam ndierë sikur jam kthyer në shtëpi. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për këtë skuadër dhe të shënoj shumë gola në Old Trafford, deklaroi Pogba. Përsa i përket Juventusit dhe një rikthimi të mundshëm te bardhezinjtë kampioni i botës me Francës në Rusi 2018 shtoi. “ Jam kthyer në shtëpi dhe për mua ka qenë sikur nuk jam larguar kurrë. Juventusi? Në Torino kam qenë thjeshtë me pushime për 4 vite”. Fjalë këto të mesfushorit francez i cili ndihet mirë te United dhe nuk asnjë arsye për t’u larguar nga 20-herë kampionët e Anglisë.



