Angli

Mesazhi i Salah pas fitores ndaj Brighton/ Gëzohen tifozët e Liverpool?

Mbështetësit e Liverpool janë duke ndjekur me shumë vëmdendje zhvillimet e fundit sa i përket vazhdimësisë së Mohamed Salah te “The Reds”.

Lojtari nga Egjipti dhe agjentët e tij nuk kanë pranuar ofertën e fundit të klubit anglez, por pavarësisht këtij fakti sulmuesi vijon të jetë në super formë dhe ka shënuar golin e dytë në fitoren 0-2 të ekipit të tij kundër Brighton, të shtunën.

Ndërsa të dielën Salah ka publikuar një foto në “Instagram” dhe ajo që ka bërë më shumë habi dhe që i ka lënë të paqartë mbështetësit e tij, është përshkrimi që ka vendosur krah fotos: “Është akoma në dorën tonë.”

Një pjesë e ndjekësve të tij mendojnë se Salah nënkupton që problemi me rinovimin e kontratës mund të zgjidhet, teksa të tjerë besojnë se ai e kishte me titullin, të cilin beson se mund “t’ja marrin” nga duart Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency