Kategoria Superiore

“Mesfusha e Laçit na lodhi”, Memelli: Korça fortesa jonë, Skënderbeu kaq buxhet ka

Skënderbeu frenoi Laçin në një barazim pa gola në takimin e parë të javës së 16-të në Abissnet Superiore. Trajneri i ekipit korçar, Migen Memelli foli pas ndeshjes në “Gol pas Goli”Supersport, aty ku analizoi takimin me kurbinasit pretendentë.

Pjesa e parë ishte më e mirë, në pjesën e dytë ishim më të kujdesshëm. Laçi është një skuadër shumë, shumë e mirë, me elementë cilësorë që mund të fitojnë në çdo fushë të kampionatit shqiptar. Rasti i fundit më la shije të hidhur, por nuk mund të kërkoj më shumë nga lojtarët. Stadiumi është kthyer në fortesën tonë.

Kemi pasur tre lojtarë me probleme: Moreas, Mara dhe Sadriu nuk ishin në 100%-in e tyre, kishim tre mungesa, por edhe Laçi kishte mungesa, raportet e dy skuadrave ishin të barabarta. Ne vuajmë, dhe kur vuajmë dalin në pah cilësitë tona. 

Nuk ka fushë më komode të luash se në Korçë. Janë disa raste të dyshimta, por nuk kanë shumë rëndësi. E gjithë loja sot ishte ‘fair’ dhe ekipet morën atë që meritojnë.

Rezerva për sulmin? Nuk mund të flasim vetëm për një repart. Në tërësi, si skuadër, sot nuk bëmë mirë në pjesën e sulmit. Duhet të ishim më të egër dhe goditës në 30 metrat e fundit. Do punojmë më tepër si staf në këtë aspekt.

Treshja e mesfushës së Laçit bënë rotacion me njëri-tjetrin, ky rotacion na prishi pak punë. Lodhja fizike kur nuk ke topin, ndikon që të jesh më konfuz dhe më pak i qartë kur e rimerr topin. Çdo skuadër e radhës është një rivale e jona.

Le të humbin sa raste të duan, e rëndësishme është që sulmuesit të dalin përpara portës, unë gëzohem kur ata dalin përpara portës. Duhet të bëjmë edhe një krahasim midis buxheteve.

I yni është 250-300 milionë lekë të vjetra, i dini edhe buxhetet e skuadrave të tjera”, përfundoi trajneri i ekipit korçar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency