Serie A

Mesfushori brazilian lë Romën për Fiorentinën!

Fiorentina siguron përforcimin në repartin e avancuar. Klubi vjollcë ka gjetur akordin me Romën për transferimin e brazilianit Gerson në “Artemio Franchi”. 21-vjeçari do të kalojë në Firenze, nën urdhrat e teknikut Steffano Pioli në formë huazimi me të drejtë blerje. Gerson sezonin e kaluar ka gjetur pak hapësira në formacionin verdhekuq, ndërsa ndiqej edhe nga Empoli dhe Atletico Mineiro. Ai u transferua te Roma në janarin e vitit 2016 për 15 mln euro nga brazilianët e Fluminense.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency