Mesfushori fierak përforcon Vushtrinë
Vushtria bën lëvizjen e radhës në merkato, duke përforcuar mesfushën. Klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare mbrojtëse nga Shqipëria, Ledjon Muçaj, 26-vjeçar i lindur në Fier. Lojtari në fjalë ka luajtur në disa skuadra në Kategorinë Superiore në Shqipëri, siç janë KF Bylisi, KF Apolonia, KF Besa e Kavajës. Më pas është transferuar te KF Gjilani gjatë sezonit vjeshtor 2018 dhe në Janar 2019 ishte pjesë e KF Ballkanit të Suharekës.



