Futboll

Mesfushori i Hanoverit me koronavirus, e gjithë skuadra futet në karantinë

Futbollisti 23-vjeçar i skuadrës së Hanover 96, Timo Hubers ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe për rrjedhojë e gjithë skuadra gjermane ka kaluar në karantinë provizore, derisa të kryhen ekzaminimet te të gjithë futbollistët.

Lajmin e dha vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi, ku sqaroi se futbollisti dyshohet të jetë infektuar mbrëmjen e të shtunës dhe se që prej asaj date nuk ka takuar asnjë shok të skuadrës, por gjithsesi është vendosur paraprakisht për karantinimin e stafit dhe futbollistëve të tjerë.

Klubi i Hanoverit sqaron se Hubers ka qenë lojtar i rregullt dhe se ka njoftuar mjekët e klubit dje, pasi kishte mësuar se një person të cilin e kishte takuar mbrëmjen e të shtunës, ishte pozitiv ndaj koronavirusit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency