Itali

Mesfushori i Juventus infektohet me COVID-19, në alarm edhe Mancini

Virusi COVID-19 vijon të jetë mes nesh, edhe pse tashmë rreziku i tij nuk duket aq i lartë sa më parë për shkak edhe të vaksinimit të masë të popullsisë apo edhe prej një versioni më të dobët të tij. Megjithatë, COVID mbetet infektues dhe ai që e ka pësuar i fundit është mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli, i cili mbrëmjen e së mërkurës ishte në fushë ndaj Villareal në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku bardhezinjtë përfunduan jashtë pas disfatës 0-3.

Lojtari i bardhezinjve dhe kombëtares së Italisë u aktivizua për 82 minuta pa ia dalë të lërë gjurmë, ndërsa tashmë duhet të ndërpresë aktivitetin dhe të izolohet për të mos rrezikuar një përhapje të virusit tek shokët e skuadrës. Ndërkaq, infektimi i 24-vjeçarit është një alarm edhe për Italinë, e cila më datë 24 mars luan ndeshjen e parë të Play-Off për Botërorin, teksa presin Maqedoninë e Veriut.

Trajneri Roberto Mancini do të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e premte dhe mbetet për t’u parë si do të veprohet me Locatellin, i cili në këtë sezon të parë me Juventusin është aktivizuar në 28 ndeshje duke shënuar tre gola dhe tre asiste.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency