Mesfushori i njohur belg sërish në telashe, arrestohet nga policia
Bëmat e Radja Nainggolan nuk kanë të sosur. Së fundi mediat belge raportojnë se mesfushori është arrestuar nga policia e Anversës, pasi ishte duke drejtuar makinën e tij me një patentë të pavlefshme.
Ish-mesfushorit të Romës dhe Interit i ishte hequr patenta disa muaj më parë, pasi po drejtonte në gjendje të dehur dhe i mbetur pa pikë në lejen e drejtimit, duhej të ritestohej, por nuk i është nënshtruar procedurave.
Sipas mediave belge, Nainggolan është shoqëruar në polici, ndërsa makina e tij është bllokuar nga autoritetet dhe këtë herë telashet për mesfushorin pritet të jenë të mëdha…



