Mesfushori i Realit të Madridit i ofrohet Tottenhamit
Kontrata e Iscos me Realin e Madridit përfundon në qershor 2022. Me ardhjen e vitit të ri, gjashtë muaj para skadimit të angazhimit të tij në klubin mbretëror, 29-vjeçari nga Malaga është i lirë të nënshkruajë për çdo klub për sezonin e ardhshëm.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Sipas tabloidit britanik, “Mirror”, spanjoll mund të mos presë verën, duke lëvizur nga kryeqyteti spanjoll që në merkaton e janarit. Do të jetë mundësia e fundit për Madridin që të fitojë para nga shitja e kartonit të tij. Madje Reali do të kursente edhe pagën që Isco do të përfitonte deri në përfundim të sezonit (7 milionë euro bruto).
Informacionet e publikuara nga kjo media sigurojnë se përfaqësuesit e Iscos mendojnë t’ia ofrojnë lojtarin Tottenhamit të Antonio Contes në këtë merkato dimërore. Vendimi do të varet nga rëndësia që mesfushori do të ketë në ndeshjet e radhës për shkak të mungesave të shumta se rezultat i infektimeve me Koronavirus.
Quiz Cat: No Quiz found



