Mesfushori kuqezi rilind në Kroaci, përfshihet në formacionin e sezonit
Mesfushori Lindon Selahi ka rilindur në kampionatin kroat me Rijekën, pas një periudhe të vështirë në Eredivisie të Holandës. Futbollisti 23-vjeçar ka luajtur 30 ndeshje në kampionat gjatë këtij sezoni, duke shënuar dy gola dhe duke u bërë pjesë e formacionit më të mirë të sezonit.
Paraqitjet e futbollistit të kombëtares kanë qenë gjithmonë në nivele të larta, ndaj jo më kot është bërë pjesë edhe e 11-shes më të mirë, teksa këtë herë ka tërhequr vëmendjen edhe të trajnerit Edi Reja.
Ky i fundit nuk e fton Selahin që prej 2020-ës, megjithatë për ndeshjet e Ligës së Kombeve e ka përfshirë në listën e pritjes dhe mund ta grumbullojë nga momenti në moment, nëse do të ketë nevojë për të.
Formacioni më i mirë i kampionatit kroat:




