Mesfushori portugez jep “ok”-in për nisjen e bisedimeve me Milanin
Mesfushori portugez, Renato Saches, po rishfaq te Lille në kampionatin francez futbollin e tij më të mirë. Spikati fillimisht te Benfica, në Portugali, për t’u transferuar me shumë bujë te gjigantët e Bayernit të Mynihut, në Gjermani kur ishte vetëm 19 vjeç, por në Bundesligë nuk u përshtat si duhet, ndaj u huazua te Seansea në Premier League. Në vitin 2019 u bë pjesë e ekipit francez, ku konsiderohet ndër më të mirët.
Pasi u shpall kampion i Ligue 1 vitin e kaluar, janë të shumta skuadrat që i kanë trokitur në derë futbollistit 24-vjeçar, i cili tashmë është gati të hedhë hapin e radhës në karrierë.
“Calciomercato” raporton se “mesfushori portugez i Lille ishte afër veshjes së fanellës së kuqezinjve të Milanit në ditët e fundit të merkatos së dimrit, por në fund klubi breton vendosi të shtyjë negociatat për verën e ardhshme”.
Renato Sanches, i cili do të mbërrijë në Milano për të zëvendësuar Franck Kessié-n, i ka hapur rrugë nisjes së bisedimeve me Milanin, që synon të arrijë një marrëveshje me Lille për 18 deri 20 milionë euro.
Skuadra franceze do ta ketë prioritet shitjen e mesfushorit portugez gjatë merkatos së ardhshme të verës, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2023.



