Mesfushori tremb Interin: Conten e kam mik, nuk e përjashtoj kalimin në Angli
Erdhi te Interi për t’u bashkuar me trajnerin dhe mikun e tij, Antonio Conte, por tani që ky i fundit ka marrë drejtimin e Tottenham, edhe Arturo Vidal po mendon një transferim të mundshëm në kampionatin anglez, që është nga ligat ku nuk ka luajtur asnjëherë në karrierën e tij.
Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Vidal ka zbuluar se ka pasur mundësi të transferohet në Premier League më herët, megjithatë la të hapur shanset që të mund të luajë në një klub anglez në të ardhmen.
“Më vjen shumë mirë për Conten, pasi është një mik i imi tashmë. Unë në të shkuarën kam pasur mundësi të luaj në Angli, por kam zgjedhur opsione të tjera. Këtë sezon jam përqendruar të jap gjithçka për Interin dhe në fund do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk e përjashtoj edhe një eksperiencë në Angli”, tha Vidal.



