Conference League

Mesjava europiane e ekipeve shqiptare, të gjitha ndeshjet që transmetohen në SuperSport

Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi i bardhë në takimin e parë të raundit të parë në Conference League përballë ekipit malazez të Iskras. Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin në “Elbasan Arena”, por gola nuk pati.

Të enjten zhvillohet sfida e kthimit në “DG Arena” të Podgoricës” (21:00), aty ku djemtë e Shpëtim Duros do të synojnë fitoren dhe kalimin në raundin tjetër. Përballja e nënkampionëve të Shqipërisë do të transmetohet në SuperSport, njësoj si takimi i parë. Ndeshja do të fillojë në orën 21:00 të ditës së enjte (14 korrik).

Në kanalet e SuperSport do të transmetohet edhe përballja Tirana-Dudelange (0-1). Bardheblutë e Shehit sfidojnë kampionët e Luksemburgut të martën (12 korrik) në “Air Albania” (20:00), me misionin përmbysje dhe kualifikim në raundin e dytë të Champions League.

SuperSport do të sjellë edhe duelin Ararat Yerevan (Armeni)-Shkëndija për gjithë tifozët e zjarrtë të kuqezinjve nga Tetova. Ekipi shqiptar fitoi 2-0 duelin e parë në Shkup, ndërkohë që të enjten (17:00), do të kërkojë mbylljen e llogarive dhe kalimin në raundin e dytë të Conference League.

Ndërkohë SuperSport ka siguruar edhe ekskluzivitetin e ndeshjes së kthimit Liepaja (Letoni)-Gjilani, e vlefshme për raundin e parë të Conference League. “Skifterat” e Zekirija Ramadanit fituan 1-0 duelin e parë, teksa përballja e kthimit është planifikuar të luhet më 14 korrik (16:00) në “Daugavas Stadion”, në Letoni.

Shkupi sërish në ekranin e SuperSport. Kampionët e Maqedonisë së Veriut hodhën një hap të sigurt drejt kalimit në raundin e dytë të Champions League pas suksesit 3-0 në shtëpi ndaj Lincoln Red Imps (Gjibraltar). Të martën (12 korrik) luhet në transfertë, takim që fillon prej orës 18:00.

Jo vetëm kaq, pasi SuperSport do të transmetojë ekskluzivisht edhe ndeshjen e kthimit midis Ballkanit dhe Zalgiris (Lituani), e vlefshme për raundin e parë të Champions League. Takimi i parë mes tyre u mbyll në barazim 1-1. Kampionët dardanë do tentojnë kualifikimin në tokën lituaneze. Sfida do të luhet të martën (12 korrik), duke nisur prej orës 18:00.

KALENDARI

Kalendari

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency