Kategoria Superiore

Mensah: Në Kupë ishim të lodhur, po na mungon pasi final

Në krah të trajnerit Gega, në konferencën për shtyp para sfidës me Luftëtarin doli Mensah, i cili ia faturoi lodhjes eliminimin nga Kupa.

Çfarë duhet të bëjë Partizani për të shënuar më shumë?

Duhet të krijojmë shanse, të jemi më krijues. Nuk duhet të humbim topin. Pasimi final duhet të jetë më i saktë. Duhet të jemi më të përqendruar në fushë. Skuadra duhet të jetë më e organizuar në sulm.”

Pse ishte kaq e vështirë në Kupë, me Luftëtarin?

Ndeshja me Luftëtari është e vështirë. Ishim të lodhur për shkak të udhëtimit. Lodhja është ndier shumë. Mendoj që Luftëtari duhet të respektohet.

Po luani më shumë, por nuk po shënoni…

Futbolli kështu është. Secili lojtar duhet të ketë shansin vet. Duhet të punojmë shumë. Dua të shënoj në çdo ndeshje që luaj, edhe në miqësore. Do të ishte ideale nëse do të shënoja nesër.

A po kalon Partizani momentin më delikat të sezonit?

Për mua çdo ndeshje është e rëndësishme. Duhet të hyjmë në fushë për maksimumin e pikëve, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë titullin.

Apo ju shërben Partizani për të bërë kalim në Europë, si bashkëkombësi juaj Ekuban?

Patjetër. Çdo lojtar dëshiron të luajë në liga të mëdha. Mendoj se Partizani është mundësi për mua.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency