Mësohet shkalla e dëmtimit, ja sa do mungojë Musolli
Mësohet shkalla e dëmtimit të Besar Musollit. Mesfushori kosovar do të jetë mungesa e madhe e verilindorëve në sfidën e kësaj fundjave ndaj Kamzës pasi u lëndua në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Teutës. Megjithatë pas rezonancës magnetike që ka zhvilluar Musolli te Kukësi janë qetësuar për gjëndjen e tij pasi fillimisht i trembeshin një dëmtimi të rëndë. Futbollisti me më shume prezenca që ka Kukësi aktualisht në skuadër do të qëndrojë rreth 1 muaj jashtë. Musolli do të humbasë tre ndeshjet e radhës por do të jetë gati për trajnerin Cungu pas pauzës së kombëtareve për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin tetor.



