Ligue 1

“Messi do të rikthehet, Barcelona shtëpia e tij. E ka kuptuar gabimin”

Leo Messi u largua nga Barcelona verën e kaluar. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” zgjodhi të vijonte karrierën te PSG, ekip ku nuk është përshtatur shumë mirë.

“Pleshti” ka treguar fare pak nga potenciali që zotëron, teksa Fabrizio Ravanelli, ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit, shprehet për iberiken AS se 34-vjeçari do rikthehet sërish në “Camp Nou”.

Messi është i jashtëzakonshëm, ai është numri një, edhe pse momentalisht ndodhet në një fazë të vështirë të jetës së tij. Në këtë moshë ka rëndësi të madhe kualiteti i jetës që bën, ndikon në dhënien e maksimumit në fushë.

Ky është shkaku pse unë besoj se Leo nuk do të qëndrojë te PSG, jam i bindur që do të rikthehet te Barcelona, madje me pagë më të ulët.

Barcelona është shtëpia e tij, ai e ka kuptuar gabimin që bëri duke u larguar dhe do rikthehet përsëri në Spanjë”, theksoi ish-sulmuesi i njohur italian.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency