Messi i jep lamtumirën Maradonës: Na la, por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm
Messi është konsideruar gjithmonë pasuesi Maradonës në futbollin argjentinas e botëror, ndërsa edhe vetë Diego nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për yllin e Barcelonës, ndërsa marrëdhënia mes të dyve u forcua edhe më shumë, kur “El Pibe D’Oro” u bë trajner i përfaqësueses argjentinase.
Pas ndarjes nga jeta në mënyrë të befasishme të Maradonës pasditen e sotme, edhe Lionel Messi ka përcjellë mesazhin e tij të ngushëllimit në rrjetet sociale, ku ka theksuar se legjenda është i përjetshëm.
“Një ditë shumë e trishtueshme për ne argjentinasit dhe për botën e futbollit. Ai na la, por nuk largohet, pasi Diego është i përjetshëm. Ruaj të gjithë momentet e bukura të kaluara me të dhe i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij”, shkroi Messi në Instagram.



