Futboll

Messi: Neymar i jashtëzakonshëm, uroj të rikthehet te Barça

Nga Argjentina i grumbulluar me kombëtaren albiceleste për Kupën e Botës Rusi 2018, Lionel Messi flet për Barcelonën dhe për ish shokun e tij të skuadrës Neymar Jr, i cili do të jetë një rivalët e mëdhenj të yllit argjentinas në Botërorin rus.  Messit nuk i pëlqejnë aspak zërat që e japin të ardhmen O’Ney te Reali i Madridit teksa në një intervistë është shprehur se do të dëshironte që Neymar jo vetëm të mos transferohej te Los Blancos por madje të rikthehej te Barcelona. “ Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqente që Neymar të rikthehej. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike. Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente”, deklaroi Lionel Messi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency