Messi po kthehet në versionin e tij më të mirë, buzëqesh Pochettino
Leo Messit ka nisur të shfaqet edhe te PSG lojtari të gjithë e njohim. Pasi u infektua nga Koronavirusi në janar, “ylli” argjentinas është rikthyer në nivelin e tij më të mire. Kundër Saint-Étienne ishte sërish vendimtar me me dy asistime, në dy nga tre golat e parizienëve dhe mori ovacionet e “Parc des Princes”. Pa dyshim, ai arrin në pjesën vendimtare të sezonit në formën e tij më të mirë, që kur nënshkroi në gusht për liderin aktual të Ligue 1.
Deri më tani, në vitin 2022, nuk ka asnjë lojtar në pesë ligat më të mira që ka dhënë më shumë asistime se Messi. Futbollisti nga Rosario ka dhënë pesë pasime për gol, që e ngjisin atë bashkë me Mbappenë në krye të lojtarëve me më shumë asistime më Ligue 1.
Lidhja mes të dyve në fushën e lojës po bëhet gjithnjë e më e frytshme dhe Pochettinos po i kthehet buzëqeshja nga një raport i tillë.
“Loja e Messit ishte perfekte dhe madhështor. E vetmja gjë që mungonte ishte shënimi i një goli”, theksoi Pochettino në konferencë për shtyp, kur u pyet për paraqitjen e ish-lojtarit të Barcelonës. Në tri ndeshjet e fundit, Messi ka dhënë katër asistime, duke u rishfaqur pak nga pak në një Ligue 1, ku po përshtatet gjithnjë e më mirë. Të shtunën e ardhshme, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë arma kryesore sulmuese e PSG-së në Nice, pasi Mbappé është i pezulluar dhe nuk do të luajë më deri në ndeshjen e Championsit në “Bernabeu”.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



