La Liga

Messi rikthehet me dopietë, por nuk shmang humbjen e Barçës

Lionel Messi la pas dëmtimin dhe u rikthye me një dopietë në sfidën që Barcelona luajti ndaj andaluzianëve të Real Betisit, por kjo nuk u shërbeu katalanëve për të shmangur humbjen.

Miqtë e Betis arritën të triumfojnë me rezultatin 3-4, në një sfidë që u komplikua që në pjesën e parë për Barcelonën, pasi Junior dhe Joaquin shënuan për andaluzianët.

Messi rihapi takimin me penallti në minutën e 68’, por vetëm 3 minuta më vonë ishte një tjetër argjentinas, Lo Celso, që shënoi golin e tretë për Betisin.

Një tjetër përpjekje për barazimin e bëri edhe Vidal që shënoi në minutën e 79, por sërish Betis me Canales çoi shifrat në 2-4 dhe në minutat e fundit, ishte Messi që shënoi golin e dytë personal, për të vulosur rezultatin final 3-4.

Me këtë humbje Barcelona prish serinë e rezultateve pozitive në kampionat, por gjithsesi mbetet në krye të renditjes, me 24 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency