Futboll

“Messi superior kundrejt CR7, Topin e Artë e fiton Robert Lewandowski”

Michael Owen ishte vetëm 22 vjeç kur fitoi “Topin e Artë” në vitin 2001. Ish-sulmuesi i njohur anglez, është bërë pjesë e debatit se kush e meriton fitimin e këtij çmimi këtë vit.

Shumë pasiguri ka rreth fituesit, pasi disa lojtarë po garojnë mes tyre. Gjithsesi, Owen është i qartë dhe zgjedh Robert Lewandowskin si lojtarin më të mirë të këtij viti.

Ka shumë kandidatë këtë vit. Messi dhe Ronaldo kanë dominuar këtë sport prej 10 vitesh dhe e kanë fituar këtë çmim disa herë. Unë mendoj se Messi ndodhet në avantazh me CR7 këtë vit.

Kjo për shkak të faktit që fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën”. Më pas një koment për sulmuesin e Bayern Munchen.

Unë mendoj se Lewandowski ishte i pafat që nuk e fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin e pandemisë. Sivjet ka shumë rivalë, Salah ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm edhe pse nuk fitoi trofe.

Është edhe Jorginho, i cili fitoi gjithçka me Chelsea dhe Italinë, por statistikat e Lewandowskit janë mbresëlënëse, kështu që unë zgjedh polakun si fitues”, përfundoi 41-vjeçari anglez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency