Serie A

Messias huton edhe magazinierët e klubit, te Milani e hedhin në fushë me një “e” më shumë!

Edhe në një klub me emër të madh si Milani mund të gabohet. Duket e çuditshme por është e vërtetë ajo që ka ndodhur me Junior Messias. Sulmuesi brazilian u hodh në fushë në vend të Krunic në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Udineses të cilën kuqezinjtë e barazuan 1-1 por në fanellën e tij me numrin te pjesa e mbiemrit kishte një e më shumë. Nëse Messias në pasaportë ka vetëm një e, te Milani magazinierët e klubit kishin gabuar duke i vendosur dy e. Një gabim njerëzor por që nuk mbeti pa u vënë re nga mediat italiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency