Metamorfoza e Bayernit, falë strategut Jupp Heynckes
Rikthet i frikshëm Bayerni i Mynihut. Shtatë ndeshje radhazi dhe po kaq fitore nga ana e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, të siguruara në kampionat, kupë dhe Champions Leage. I gjithë ky ndryshim falë një njeriu të vetëm, Jupp Heynckes. Rikthimi i 72-vjecarit në krye të stolit bavarez ka dhënë menjëherë efektet e veta në lojën e skuadrës dhe arritjen e rezultateve. Fitorja 3-1 ndaj Borussias së Dortmund konfirmoi se periudha e errët për Bayernin ka përfunduar. Me Heynckes në krye në vitin 2013 bavarezët kanë arritur të fitojnë njëkohësisht Kupën e Gjermanisë, Bundesligën dhe Champions League. Edhe në këtë periudhë njeriu kyc i lojës së tij ishte Arjen Robben, me këtë të fundit që, pas përfundimit të takimit, u shpreh se loja që zhvilloi ekipi ndaj “verdhezinjve” ishte një ndër më të mirat. Holandezi, edhe pse 33 vjec, tregoi qartë se ka ende shumë për të dhënë. Nuk mund të thuhet se është rastësi fakti që Bayerni i Mynihut ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit në momentin kur Heynckess mori sërish në patronazh skuadrën. Ndoshta dhe me pak fat, për shkak të gabimeve nga ana ndjekësve si Leipzig dhe Dortmund. Transformim rrënjësor në vetëm pak javë. Në Gjermani meritat ia atribuojnë vetëm 72-vjecarit, që konsiderohet një strateg i jashtëzakonshëm. Ndoshta ndër të paktët që mund ta merrte skuadrën në atë moment delikat dhe ta risillte në jetë në një kohë farë të shkurtër. Mesazhi është i qartë, falë Jupp Heynckes, Bayerni i Mynihut është rikthyer.



