Lajme

Mezani debuton me një pikë te Gjilani, Drenica “shpartallon” KEK-un!

Debutim jo shumë pozitiv për Gentjan Mezanin në stolin e Gjilanit. “Skifterat” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Trepça 89’ në shtëpi pas golit të avantazhit të realizuar për Gjilanin nga Perez pas vetëm 2 minutash lojë, iu kundërpërgjigj në fillimin e pjesës së dytë Hyseni i cili me finalizimin e tij i dha një pikë shumë të vlefshme skuadrës mitrovicase në garën për mbijetesë. Fitore shumë e thjeshtë dhe me shifra të thella për Drenicën në ndeshjen tjetër të së shtunës. Në transfertën ndaj KEK-ut të vendit të fundit që ka vetëm 1 pikë në këtë kampionat, Drenica triumfoi me rezultatin 1-5 duke u rikthyer te fitorja pas 4 ndeshjesh dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 5-të me 33 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency