Kategoria Superiore

Mezani: Ishim nën presion, pikët vlejnë më shumë

Gentian Mezani i gëzohet fitores me Vllaznisë, që e ngjit Laçin në vendin e katërt. Përtej presionit që ushtruan shkodranët sidomos në pjesën e dytë, sipas trajnerit vlonjat e rëndësishme është që u ruajt avantazhi.

“Zhvilluam një pjesë të parë pothuajse të barabartë, kishim raste dhe administruam lojën. Kishim nevojë për rezultat pozitiv por edhe presioni, ndaj dhe i lamë terren Vllaznisë. U munduam të administronim, ia dolëm dhe jemi shumë të kënaqur.
Pjesa e dytë
“Vllaznia vendosi në vështirësi në pjesën e dytë. Kemi patur mundësi për të shënuar një gol të dytë, por gjithsesi jemi të kënaqur edhe me një fitore të tillë. Vllaznia kishte mundësitë e saj për të shënuar, në pjesën e dytë e qarkulloi më shumë topin se ne, por e rëndësishme për ne ishin tre pikët”.
Për protestat e Vllaznisë
“Nuk e pashë rastin që pretendon Vllaznia. Në momentin e nisjes pashë vetëm lojtarin e Vllaznisë në tokë dhe më pas erdhi goli. Për mua nuk është faull”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency