Kategoria Superiore

Mezani: Mund të fitonim, por u ndëshkuam nga gabimi ynë

Trajneri vlonjat i Laçit, Gentian Mezani duket mjaft i kënaqur për barazimin e marrë në Durrës, një fushë aspak e lehtë e Superiores. Ai vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, teksa tha se edhe mund të kishin fituar nëse nuk do të kishin gabuar në momentin e pësimit të golit.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë, duke u mbrojtur me kujdes dhe kundërsulmuar rrezikshëm. E mbajtëm larg kundërshtarin dhe mund të kishim dalë edhe me 3 pikë nga kjo sfidë, nëse do të ishim treguar më të kujdesshëm në rastin e golit të durrsakëve, që erdhi nga një gabim i lojtarit tonë”, tha Mezani.

Trajneri i Laçit u shpreh se ka një grup lojtarësh të rinj, që kanë dëshirë të mësojnë dhe të përmirësohen, por pranoi se kjo ka edhe kostot e veta.

“Kemi disa futbollistë të rinj të cilët kanë dëshirë të punojnë dhe të përmirësohen. Presim që në takimet e ardhëshme të rritemi akoma më shumë, por mungesa e eksperiencës na ka kushtuar disi, sepse edhe javën e kaluar, edhe sot, pësuam gol pas një gabimi të futbollistëve tanë”, tha Mezani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency