Mezani: Na mungoi vetëm qetësia para portës
Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, nuk gjen shumë gabime te skuadra e tij në humbjen me Kukësit. Sipas trajnerit vlonjat, kurbinasit ndoshta duhet të jenë thjesht më të qetë në përmbylljen e aksioneve.
Minutat e para janë shumë të rëndësishme, për një skuadër përqendrimi duhet të jetë maksimal. Është ndeshja e dytë që pësojmë në minutat e para. Kësaj radhe nuk kishim fat, ose më mirë nuk ruajtëm qetësinë para porte. Shpenzojmë shumë raste, duhet të jemi më të qetë.
Mezani thekson se do të pranonte një lojë pak më të tërhequr, vetëm që skuadra e tij të merrte pikët.
Kukësi sot nuk është i kënaqur me lojën, por me pikët. Do të doja të luanim një lojë më të tërhequr dhe ne të merrnim pikët. Shameti ishte një për një me Gjonin. I shpëtoi mbulimit të tij. Kam patur dy lojtarë një për një, Reginaldon me Gurin dhe Shametin me Gjonin. Ishte një shpërqendrim i momentit, pjesa tjetër “ok”. Nuk mund të flas fare me gjykimin, por duhet të merremi me veten dhe të përmirësohemi në lojën tonë.



