Premier League

“Mezi po e pres derbin”, Haaland: Varane-Martinez? Nuk kam frikë asnjë mbrojtës

Të dielën do të zhvillohet derbi i Manchesterit, një nga përballjet më të zjarrta në Premier League dhe jo vetëm. City prej United në “Etihad Stadium”, teksa kampionët në fuqi të Anglisë numërojnë pesë pikë më shumë se “armiqtë” e përjetshëm.

Erling Haaland do të shijojë këtë derbi për herë të parë. Sulmuesi norvegjez është përshtatur për mrekulli me ekipin e Pep Guardiolës dhe deri tani ka shënuar 11 gola në 7 sfidat e para në Premier League, duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve.

Mezi po pres të luaj derbin tim të parë me Manchester City, do të jetë një kënaqësi e madhe. Po pres me padurim të mbërrijmë në stadiumin tonë. Shpresoj që të gjithë në klub të jenë gati për këtë ndeshje, në të cilën duhet të sulmojmë të gjithë bashkë.

Më kujtohet kur Balotelli festoi me shkrimin në fanellë: ‘Pse gjithmonë unë?’ E mbaj mend shumë mirë atë episod pasi shënoi ndaj Manchester United. Shpresoj të luajmë futbollin tonë më të mirë. Nëse po, atëherë mendoj se do të shijojmë një pasdite të bukur”.

22-vjeçari ndalet edhe te duelet me dyshen Varane-Martinez. “Jam gati për derbin, e kam të qartë se çfarë më pret në këtë sfidë. Nuk ekziston asnjë mbrojtës me të cilin nuk dua të përballem. Nuk ka fare rëndësi për mua se cilin kam përballë”, deklaroi bomberi norvegjez.

Derbi Manchester City-Manchester United do të luhet të dielën (2 shtator) duke filluar prej orës 15:00, takim që do të transmetohet në SuperSport 2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency