Futboll

Mici: Shkëndija më ka ofruar rinovimin, ëndërroj kombëtaren!

Gledi Mici prej 2 sezonesh është pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë tetovarë ai fitoi titullin kampion, ndërkohë që këtë sezon Shkëndija ka pak shanse për të fituar kampionatin. Në një lidhje live me emisionin Fan Zone në Supersport, Mici foli për eksperiencën me Shkëndijën, për një rinovim të mundshëm të kontratës. 29-vjeçari shkëputi një mendim edhe për ish-skuadrën e tij Skënderbeun ndërsa zbuloi edhe një ëndërr të tij.

“Kufizimet nuk janë aq të rrepta si në Shqipëri dhe dalim të bëjmë stërvitje. Kam një pasaportë amerikane dhe dua që pas karrierës së futbollit të qëndroj andej. Me Shkëndijën kemi pasur një kampionat shumë të vështirë, por futbolli prandaj është i bukur.

E ardhmja? Jemi në një situatë shumë të vështirë dhe nuk e di. Futbolli tani ka kaluar në plan të dytë dhe nuk e di të shohim çfarë do të ndodhë për vitin tjetër. Jam në kontakt me drejtuesit që më kanë ofruar rinovimin, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.

Keqardhje për Skënderbeun? Kam besim që do të ringrihen sepse janë ekip me mentalitet fituesi. Besoj se me trajnerin që kanë dhe presidentin do e gjejnë një zgjidhje. Kampion këtë vit e meriton Tirana. E kam ëndërr të luaj për Kombëtaren, si çdo lojtar tjetër.”, theksoi Mici për emisionin Fan Zone në Supersport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency