Mick Schumacker mirëpret krahasimet me të atin
Mick Schumacher është kampioni më i ri i Evropës në kampionatin e formula 3 dhe tashmë kanë filluar të bëhen krahasimet me babain e tij Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në Formula 1. Madje ka nga ata që e shohin Schumacher Jr si pasuesin e legjendës së këtij sporti te skuadra e Ferrarit.
Por mesa duket 19-vjeçari nuk është aspak i turbulluar për këto krahasime që i bëhen me babanë e tij dhe këtë ai e theksoi gjatë në një intervistë për televizionin gjerman RTL që realizoi një film dokumentar me titullin ‘Schumacher’ ku flitet edhe për djalin e Ralf Schumacher, David dhe Maximilian Gunther, i vetmi pilot në Formula 2 dhe që do të garojë në Formula E.
“Nuk ka asnjë problem me krahasimet që më bëjnë me babanë tim-tha Schumacher Jr- ai është më i miri dhe për këtë arsye është edhe modeli im. Edhe kampionë të tjerë të botës krahasohen me babanë tim”.
Vitin e ardhshëm, Mick Schumacher pritet të marrë pjesë në kampionatin e Formula 2 me skuadrën e Prema.



