Kategoria Superiore

Migen Memelli trajner i Skënderbeut edhe sezonin e ardhshëm

Migen Memelli do të jetë trajneri i Skënderbeut edhe sezoni ne ardhshëm. Konfirmimi vjen nga vetë 41-vjaçari në një konferencë për shtyp, dy ditë para sfidës së fundit të kampionatit, përballë Tiranës.

“Para se të nisni pyetjet, dua të falënderoj drejtuesit e klubit që më dhanë mundësinë të drejtoj Skënderbeun në këto katër muaj. Pa diskutim edhe futbollistët në veçanti, pasi janë paraqitur mirë pavarësisht vuajtjeve të pësuara në këtë kampionat. Ju falënderoj edhe ju, që keni qenë të duruar dhe jeni pjesë e rëndësishme për futbollin. I falënderoj edhe tifozët për mbështetjen e dhënë, kanë duruar dhe kanë qenë krah futbollistëve. Dhe e fundit, vitin tjetër do ta nisin kampionatin bashkë. Ky vendim erdhi pas një bisede që kam pasur me presidentin. Nëse ka besim, ka edhe një linjë të përbashkët për atë që kemi bërë”.

Objektivi: “Kemi bërë një bisedë të shkurtër, detajet do të zbulohen në vazhdim. Do t’i bëjmë gjëra në mënyrë më të mirë të mundshme. Vitin tjetër do konkurrojmë fort me skuadrat që i kemi ndalur, duke nisur me Partizanin, Kukësin, Teutën, Vllazninë. Do të jemi rivalë të denjë të kampionatit. Baza e lojtarëve është. Afrimet do të zbulohen javët e ardhshme. Nuk po flasim për titull, por që do të jemi konkurrentë. Pse të mos jetë Skënderbeu në 5-6 skuadrat më të mira të kampionatit?!”.

Sfida e fundit përballë Tiranës: “Tirana është skuadër që ka pasur luhatje në këtë kampionat. Janë paraqitur mirë me Nevilin dhe Orgesin. Ka qenë çështje fati që nuk kanë ecur. Në këtë ndeshje do të bëjmë më të mirën, me lojtarët që kanë pasur pak hapësira, që të tregojnë vlerat. Të mbarojmë me Tiranën, pastaj flasim për finale e Kupës me Vllazninë. Do ta respektojmë kampionatin deri në fund”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency