Mihajlovic anulon ditën e pushimit, drejton stërvitjen te Bologna
Bologna nuk fiton që prej 27 tetorit, kur mposhtte Sampdorian me rezultatin 4-1 dhe në 4 ndeshjet e fundit ka regjistruar tre humbje e një barazim, situatë kjo që ka shqetësuar ndjeshëm trajnerin serb Sinisa Mihajlovic.
Ky i fundit ka lënë spitalin dhe ka anuluar ditën e pushimit të skuadrës dje, duke thirrur të gjithë futbollistët në apel dhe dukje drejtuar vetë seancën stërvitore.
Nga mediat pranë klubit mësohet se Mihajloviç është shprehur shumë i pakënaqur me impenjimin e të tijve në javët e fundit dhe ka ngritur zërin, duke kërkuar ndryshim që në këtë fundjavë.
Ndeshja e radhës e Bolognës do të jetë në transfertë ndaj Napolit, një sfidë vërtetë e komplikuar, për më tepër që të besuarit e Ancelottit vijnë në një moment krize dhe nuk fitojnë prej javësh në kampionat.



