Kategoria Superiore

Mihana: Eksperimentet nuk i bëj unë, na duhet të jemi agresiv në çdo ndeshje

Autori i golit në ndeshjen Dinamo-Skënderbeu, Redon Mihana ka theksuar se ekipi i tyre duhet të tregohet agresiv edhe në ndeshjet e radhës, ashtu siç sipas tij bënë sot.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, Mihana theksoi se fitorja ishte shumë e rëndësishme, por shtoi ndër të tjera se fakti që kanë ndryshuar vazhdimisht modulin e lojës nuk varet prej tyre.

Fitorja: “Jam shumë i lumtur për golin, se kam dhe shumë kohë pas shënuar, jam mundur ta ndihmoj ekipin sa më shumë. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi Skënderbeun e kemi dhe rival direkt. Jam munduar të bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën dhe do jap më të mirën për ekipin.”

Rivalët direkt, ku është diferenca juaj? “Mendoj se duhet të jemi më shumë agresiv pak a shumë si sot, pasi cilësinë e kemi. Pasi dhe rivalët që po i shohim javë pas jave nuk po bëjnë ndonjë gjë kushedi, thjeshtë po marrin pikë.

Sulmi më i dobët, pse? “Nuk e di çfarë të them për këtë pyetje. Shpresoj që në ndeshjet që kanë ngelur të shënojmë sa më shumë”.

Eksperimentet ndikojnë te loja, pse i bëni?:Faleminderit për këshillën, por eksperimentet nuk i bëj unë. Kur trajneri të kërkon diçka do e bësh, kështu është futbolli.”

Atmosfera në skuadër: “Është tjetër atmosferë këtu, pasi Ibraimi, Sabieni, Demiri na kanë mbajtur të karikuar.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency