Milan, Antonelli mund të largohet që në janar
Merkatoja e janarit pritet të sjellë largime në shtëpinë e Milanit. I pari që mund t’u japë lamtumirën kuqezinjve është Luca Antonelli, i cili nuk po gjen hapësirat e dëshiruara në drejtimin e trajnerit Montella. Mbrojtësi ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe po vlerëson ofertat në drejtim të tij. Për 30-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Antalyaspor, që drejtohet nga Leonardo, por mbrojtësi preferon të qëndrojë në Itali. Antonelli është bërë pjesë e Milanit në verë të 2015-ës dhe që nga ajo kohë është aktivizuar në 47 ndeshje me kuqezinjtë në Serinë A, duke shënuar 4 gola.



