Milan-Arsenal në garë edhe për talentin e Lyonit
Nabil Fekir nuk është më një objektiv potencial për Barcelonën, çka i hap rrugë klubeve të tjera të mëdha, për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar francez.
Bëhet fjalë për Milanin dhe Arsenalin, që kanë treguar interes më të madh për 24-vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë sezon me Lyonin, ndërsa çmimi i tij tashmë është rritur deri në 50 mln euro.
Duke u nisur nga mundësitë financiare, Arsenal duket në avantazh për Fekir, por edhe Milani mund të bëjë ofertë, nëse do të shesë ndonjë nga lojtarët më të rëndësishëm që ka në skuadër.
Duket pra se krahas duelit në 1/8-at e Europa Leagues, Milani dhe Arsenali do të rivalizojnë njëra-tjetrën edhe në merkaton e verës, që sërish pritet të jetë shumë e ‘nxehtë’.



