Serie A

“Milan, bli këta dy lojtarë në verë”, ish-mesfushori këshillon kuqezinjtë

Massimo Ambrosini mbajti veshur fanellën e Milanit për 17 sezone, gjatë së cilave fitoi 12 trofe. Ish-mesfushori italian ka këshilluar kuqezinjtë në lidhje me merkaton.

Në prononcimin e dhënë për GDS, 44-vjeçari, i cili tani punon si komentator ndeshjesh, zbulon dy emrat që do i pëlqenin t’i shihte tek ekipi i Stefano Piolit sezonin e ardhshëm. “Kuqezinjtë nuk kanë nevojë për revolucion.

Baza e lojtarëve është shumë e mirë, ekipi ka nevojë të përmirësohet në ato reparte ku ka vuajtur më shumë. Nevojitet një mbrojtës i djathtë, një fantazist dhe një qendërsulmues.

Më pëlqen shumë Darwin Nunez i Benfikës, por merkato do të varet nga shumat e investuara. Christopher Nkunku i Leipzigut është një tjetër profil lojtari që më intrigon”, deklaroi Massimo Ambrosini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency