Itali

Milan “blindon” Kalulun? Do shtojë edhe një vit në kontratë

Pierre Kalulu është duke bërë shumë mirë te Milan dhe ky fakt ka vënë “Djallin” në lëvizje. “Kuqezinjtë” e Italisë nuk duan që ta humbasin mbrojtësin ashtu siç u ndodhi me Donnarumman dhe Calhanoglun dhe siç mund të ndodhë këtë verë me Kessien, ndaj për këtë arsye po tentojnë ta “blindojnë”.

Pavarësisht se kontrata aktuale e francezit me Milan zgjat deri në vitin 2025, mediet në Itali raportojnë se klubi “kuqezi” ka nisur bisedimet me agjentët e lojtarit.

Në marrëveshjen e re mes Kalulus dhe Milan mund të shtohet të paktën një vit më shumë, gjë që do të sjellë edhe rritjen e pagës së mbrojtësit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency