Serie A

Milani rigjen fitoren me Bolognan, Bonaventura nderon Gattuson

Milan – Bologna ka qenë historikisht sfida në të cilën “kuqezinjtë” kanë gjetur shpëtim. Ndoshta trajneri Ivan Gennaro Gattuso ishte me fat që në ndeshjen e tij të tretë në krye të Milanit, atëherë kur nuk mund të kishte më alibi për rezultatet e dobëta, në Milano erdhi një kundërshtare si skuadra e Donadonit. Kuqezinjtë fituan më vështirësi 2-1, falë një dygolëshi të Bonaventurës, që nxorri të paktën për momentin nga telashet Gattusson. Më një rreshtim sulmues 4-3-3, Milani e nisi me vrull takimin, duke e mbajtur Bolognan në gjysmëfushën e saj. Presioni i kuqezinjve u shpërblye me gol në minutën e 10-të, me Bonaventurën që shfrytëzoi më së miri asistin me kokë të Kalinicit.

Reagimi i Bolognas ishte i menjëhershëm, me Verdin që e la thuasje të palëvizur Donnarumman në minutën e 23-të. Milani ishte më kërkues në pjesën e dytë, duke gjetur sërish golin me Bonaventurën, që këtë radhë u shërbye me një krosim të saktë nga Borini. Përpjekjet e Bolongas për të barazuar rezultuan të kota, me Gattuson që i gëzohet fitores së parë në ndeshjen e tij të parë në “San Siro”.

 

90+4′ – Mbyllet ky takimin me fitoren e kuqezinjve, e para për Gattuson në krye të Milanit.

90′ – 4 minuta shtesë akordon kryesori, me Milanin që mundohet ta mbajë larg zonës së tij kundërshtarin.

87′ – Panik në zonën e Milanit pas një goditjeje të lirë, topi përfndon jashtë, rivënie për Donnarumman.

86′ – Cutrone preferon të befasojë Miranten me një gjysmëkthesë, por nuk gjen portën.

83′ – Gattuso bën lëvizjen e fundit, Calabria merr vendin e Borinit. Te Bologna Petkovic ul në stol Masinan.

78′ – Taider në krahun tjetër i afrohet barazimit, por devijon Donnarumma. Në vazhdim të aksionit pas këndores, traversa i vjen në ndihmë Milanit. Masina është thjesht i pafat.

76′ – Mendon sërish Bonaventura për të shpëtuar Milanin, realizon golin e 2-1, i shërbyer nga Borini.

72′ – Kërkon ndihmë në fushë Palacio, që pikërisht në këtë moment zëvendësohet me Okwonkwo.

71′ – Tenton shtyllën e dytë Suso, por goditja e tij nuk është e saktë, topi shkon në fundore.

68′ – Tjetër ndryshim te Milani, Kalinic ulet në stol për t’i bërë vend Andre Silvas.

66′ – E lehtë dhe qendrore goditja e Palacios, që përfundon në duart e Donnarummas.

64′ – Ndryshim në formacionin e Bolognas, Taider merr vendin e Nagy.

61′ – Dëshpëruese goditja nga distanca e Bonuccit, topi shkon shumë larg katërkëndëshit.

59′ – Gattuso vendos të bëjë zëvëndësimin e parë, Cutrone hidhet në fushë për Abaten.

53′ – Palacio asiston saktë Nagy-n, por hungarezi nuk e arrin topin, Bonucci largon rrezikun.

 46′ – Nis pjesa e dytë, asnjë ndryshim në formacionet respektive.

45′ – Moment pasigurie në portën e Milanit, pasi topi i kontrolluar nga Dunnarumma përplaset në shpinën e Bonuccit. Mbyllet pas këtij episodi pjesa e parë.

41′ – Radha e Bonuccit për të tentuar me kokë në zhvillimet e një goditjeje këndi, por topi shkon paksa mbi tra.

38′ – Topi shkon në këmbët e Borinit pas një këndoreje, por goditja e sulmuesit kuqezi lë për të dëshiruar.

36′ – Verdi i krijon hapësirë vetes për të provuar nga larg, por shënjestra e tij nuk është e saktë.

29′ – Depërtim i Kessie nga e majta në thellësi të zonës, por topi i goditur prej tij nuk e ka forcën e duhur, përfundon në duart e Mirantes.

23′ – Destro driblon bukur Musacchion nga e majta, pason në qendër për Verdin, që nuk gabon, 1-1.

22′ – Goditja e këndit e Bolognas shkon drejt portës në shtyllën e parë, por tregohet i vëmendshëm Donnarumma.

20′ – Suso “vallëzon” në zonën e Bolognas, por në fund as tenton portën e as gjen shokët e skuadrës.

18′ – Suso preferon portën, edhe pse Borini ishte i lirë nga e djathta, finalizimi i spanjollit ishte mbi tra.

16′ – Qendrore tentativa nga distanca e Kessie, Mirante kontrollon në pozicion.

12′ – Borini tenton fluturimthi me të djathtën, topi pëfundon në duart e Mirantes.

10′ – Presioni i vazhdueshëm i Milanit shpërblehet me golin e Bonaventurës, që u jep epërsinë kuqezinjve me një goditje të saktë në hyrje tës zonës.

7′ – Tenton me takë Kalinic, por vetëm këndore për Milanin.

3′ – Dy momente të njëpasnjëshme të rrezikshme në portën e Bolognas, por rezultati mbetet i pandryshuar.

 1′ – Nis sfida ne “San Siro” nën drejtimin e gjyqtarit Marco Guida.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency