Milan, Gatusso në “pole” për të zëvendësuar Montellën
Sfida e kësaj të diele ndaj Sassuolos është shansi i fundit për Vincenzo Montellën. Në rast të një tjetër rezultati negativ aventurës së trajnerit në stolin e kuqezinjëve do t’i vinte fundi, pasi do të mbushej kupa. Ndaj Sassuolos drejtuesit i kanë kërkuar “aeroplanit”, një Milan që të marrë rezultat por gjithashtu të tregojë në fushën dëshirën dhe shpirtin e një skuadre të madhe. Në rast të një humbjeje ndaj skuadrës nga Reggio Emilia, Montella do të rrezikonte seriozisht shkarkimin ndërsa në pole-position për të pasur ish trajnerin Fiorentinës dhe Sampdorias në stolin e Milanit, është ish mesfushori i kuqezinjëve Genaro Gattuso aktualisht në postin e trajnerit të skuadrës së të rinjëve të Milanit.



