Milan-Inter, koreografitë më të bukura të derbit të Milanos
Si gjithmonë do të jetë spektakël si në fushën e blertë edhe në shkallët e stadiumit “San Siro”. Derbi i Milanos është gati për shfaqjen e radhës falë ngjyrave dhe fantazisë se sektorëve ku do të akomodohen ultrasit e të dyja skuadrave. Disa nga koreografitë e tribunës jugore dhe asaj veriore tashmë kanë hyrë në histori. Ngacmime, citime dhe vizatime të mëdha. Temat dhe protagonistët janë të ndryshëm.




























