Serie A

Milan-Inter, një derbi që duhet fituar me çdo kusht

Një derbi që duhet fituar me çdo kusht pasi është një sfidë që vlen edhe më shumë se i gjithë sezoni. Milani dhe Interi do të masin forcat sot në një San Siro të tejmbushur nga rreth 80 mijë tifozë, në një sfidë që pritet të përcjellë emocione të jashtëzakonshme dhe që të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta përjetojnë live në ekranin e Supersport 2 në orën 20:45.  Kuqezinjtë e Gattusos vinë në këtë sfidë të rilindur pas një ecurie të shkëlqyer teksa nuk kanë pësuar humbje në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, megjithatë derbi mbetet derbi dhe favoritë nuk ka. Interi i Spallettit në krahun tjetër ka 7 pikë më shumë se Milani por nuk ka moralin në krahun e tij pasi ecuria në 3 muajt e fundit ka qenë katastrofike për zikaltrit. Megjithatë Interi sot ka fatin e mirë se mund të mbështetet sërish te kapiteni Icardi njeriu që vendosi fatet e derbit të parë sezonal në kampionat me atë 3-golësh fantastik me vetëm 3 goditje në portë. Ndërkohë ringritja e Milanit filloi pikërisht pas suksesit ndaj Interit 1-0 në shtesë me finalizimin e Cutrones në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Pikërisht te talenti italian Milani dhe Gattuso kanë rigjetur njeriun gol me tifozët e 7-herë kampionëve të Europës që kujtojnë te Cutrone, Filipo Inzaghin. Interesimi i tifozëve për derbin Madoninës është i jashtëzakonshëm aq sa Milani si skuadër pritëse ka thyer çdo rekord përsa i përket arkëtimeve. Kuqezinjtë kanë 7 ndeshje që nuk pësojnë gol në të gjitha kompeticionet me Gattuson që ka përmirësuar shumë mbrojtjen, kështu që për Icardin me shokë do të jetë shumë e vështirë të thyejnë Donnarummën mbrëmjen e sotme. Interi me një fitore do të ngjitej në vendin e 3-të duke lënë pas Romën dhe Lazion ndërkohë që Milani do të afrohej ndjeshëm me zonën Champions në rast triumfi. Përsa u përket formacioneve Gattuso do të hedhë në fushë të njëjtën 11-she që luajti ndaj Lazios në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ndërsa Spalletti ka disa dyshime të vogla me Candrevën që pritet të vendoset prapa Icardit ndërsa vendin e italianit në krah me shumë mundësi do ta marrë francezi i talentuar Karamoh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency