Serie A

Milan ‘kanibal’, tani edhe Gattuso rrezikon

Genaro Gattuso erdhi te Milani me shpresën për të ndryshuar situatën e krijuar, gjatë periudhës që skuadra drejtohej nga Montella, por rezultatet e deritanishme po konfirmojnë të kundërtën.

Në 6 takime në stolin kuqezi, mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Europa Leagues, Gattuso ka regjistruar 3 humbje, 1 barazim dhe 2 fitore, duke bërë që bilanci të jetë vërtetë i frikshëm. Për më tepër, në kampionat Gattuso ka marrë 4 pikë në 4 takime, duke pasur një mesatare akoma më të ulët se paraardhësi i tij Montella.

Memnjëherë pas ndeshjes me Atalantën, Gattuso pati një ballafaqim me drejtuesit e klubit, ku raportohet se tonet kanë qenë të larta. Drejtuesit janë të zhgënjyer me rezultatet dhe duket se po mendojnë për pasuesin e Rhinos, duke filluar që nga fillimi i 2018-ës.

2 takimet e kësaj jave, derbi në Kupë me Interin dhe transferta në Firence, do të jenë deçizive për të ardhmen e Gattusos në stolin e Milanit, që edhe pas merkatos së bujshme në verë, vijon të jetë një ‘kanibal’ për trajnerët, të cilët vuajnë paraqitjet nën ton në fushë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency