Itali

Milan kthen fokusin nga Danimarka, rrit ofertën për mesfushorin e Midtjylland

Milan vijon punën në merkato dhe tashmë kampionët e Italisë i janë rikthyer “pistës” Onyedika.

21-vjeçari nigerian është në planet e Maldinit dhe sipas drejtuesve të “kuqezinjve”, mesfushori është një lojtar me shumë perspektivë.

Milan ka ngritur ofertën deri në 6.5 milionë euro për Raphael Onyedika, por drejtuesit e Midtjylland kërkojnë të paktën 10 milionë euro.

Nigeriani po luan sezonin e dytë në Danimark dhe në “elitë” numëron 37 ndeshje dhe 2 gola, ndërsa në “Millanelo” janë optimist për këtë operacion dhe pritet të finalizohet brenda afatit përfundimtar të merkatos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency