Milan-Lazio e Dortmund, luftë në distancë për Ozyakup
Milan, Lazio dhe Borussia Dortmund përplasen në merkato për një obvjektiv të përbashkët. Eshtë Oguzhan Ozyakup lojtari që u pëlqen të trija klubeve të mëdha me mesfushorin e Besiktas që po konfirmohet edhe këtë sezon në kampionat por edhe me kombëtaren turke. 25-vjeçari i lindur në Holandë është komunitar, ka vetëm një vit kontratë dhe blerja e tij do të ishte një operaciuon i vlefshëm për këdo ndaj dhe në verë këto ekipe do të përpiqen ta bindin me ofertën më të mirë mesfushorin turk që vlen 12-14 milionë euro.



