Serie A

Milan-Napoli, Ancelotti rikthehet në San Siro për t’i dhënë një tjetër mësim Gattusos!

Milan-Napoli, apo nxënësi përballë mësuesit. Çfarë sfide mbrëmjen e sotme në San Siro, aty ku kuqezinjtë do të presin Napolin në një duel që premton emocione të mëdha. Carlo Ancelotti rikthehet për të parë në La Scalan e futbollit për të sfiduar Milanin e tij si kundërshtar që nga largimi i tij në 2009-ën. Betejën e parë me Gattuson, Ancelotti e fitoi si një mjeshtër i vërtetë me një përmbysje të madhe me shifrat 3-2 ndërkohë që për të mos humbur më shumë terren ndaj Juves dhe për të shpresuar te titulli deri në fundit të kaltrit kanë nevojë për 3 pikët sot. Ancelottit i kthehen në dispozicion tre lojtarë me peshë këtë sfidë Koulibaly, Insigne dhe kapiteni Hamsik të cilët munguan ndaj Lazios, ndërkohë që në krahun tjetër Gattusos i kthehen Kessie e Romagnoli. Barazimi nuk kënaq asnjë nga dy skuadrat prandaj spektakli parashikohet të jetë i garantuar në San Siro. Polaku Piantek pritet ta nisë sfidën nga stoli për t’u aktivizuar në pjesën e dytë pasi titullar në  majën e sulmit të Milanit do të jetë Patrick Cutrone. Por Serie A në ekranin e Supersport këtë të shtunë vjen edhe me dy takime të tjera shumë interesante. Në orën 18:00 Sampdoria pret Udinesen në një sfidë ku vendasit janë dukshëm të favorizuar për të marrë tre pikët, ndërkohë që më herët në orën 15:00 në Reggio Emilia, Sassuolo do të presë Cagliarin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency