Serie A

Milan pa Champions League, i sakrifikuari do të jetë Donnarumma

Milani nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon pasi në 7 javët e para të Serie A, ka grumbulluar 12 pikë teksa ka koleksionuar 4 fitore dhe 3 humbje. Objektivi kryesor i kuqezinjëve në këtë sezon është kualifikimi në Champions League, por nëse Milani nuk e mbyll kampionatin italian në një nga 4 vendet e para atëherë do të sakrifikojë një futbollist të madh për të rregulluar bilancet. Gjasat janë që nëse misioni Champions nuk arrihet nga skuadra mund të largohet xhevahiri i portës, Gianluiggi Donnarumma, i cili vetëm përpara disa muajsh rinovoi kontratën e tij me 7-herë kampionët e Europës. Për Donnarumman interesohen disa klube të mëdha me në krye Realin e Madridit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency