Milan “pazar” te Lille, synon sulmuesin 20-vjeçar
Milani vazhdon planin për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos së janarit. Emisarë të klubit nga “Milanello” ishin të pranishëm në sfidën e Champions League mes Lille dhe Valencias për të vëzhguar nga afër talentin e francezëve, Victor Osimhen.
20-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Lille, si në kampionat ashtu edhe në skenën europiane. Sulmuesi në këto 12 javë të Ligue 1 ka shënuar shtatë gola, ndërsa në Champions ka realizuar dy gola, një në sfidën ndaj Chelsea dhe një ndaj Valencias, duke e çuar në nëntë numrin total të golave deri më tani.
Milani po vuan për një sulmues të tillë dhe gjatë merkatos së dimirit do të bëjë maksimumin për t’ua shkëputur futbollistin francezëve.



