Merkato

Milan “piketon” një talent, kuqezinjtë merkato në Greqi

Merkato e janarit është duke u afruar dhe klubet kanë nisur të hedhin hapat e parë për të nënshkruar me elementë që i duhen organikës. Kështu, te Milan kanë vendosur në shënjestër një talent i cili po shkëlqen në Greqi me skuadrën e Panathinaikos.

Fjala është për Sotirios Alexandropulos, 21-vjeçar që aktivizohet në rolin e mesfushorit. Ky i fundit në këtë sezon është aktivizuar në nëntë ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe një gol. Sakaq, ia ka dalë edhe të përfshihet në kombëtaren e Greqisë duke u parë si një talent me shumë të ardhme.

Ndaj, te Milan po e mbajnë në vëzhgim nga afër dhe skautë të kuqezinjve e kanë ndjekur në dy ndeshje të sezonit duke pasur opinion pozitiv. kështu, nëse lojtari grek do të vazhdojë të ruajë performancat e tij edhe në vazhdim, atëherë në janar Milan do t’i besojë një vend në organikën e trajnerit Stefano Pioli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency